Google ADS

Qarkullimi po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa me mjegull të dendur

12:22 | 18 Janar 2020
Arbresh.info

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa me intensitet mesatar në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit.

Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 40 deri në 50 metra ka në aksin rrugor Shkup-Tetovë-Gostivar dhe Tetovë-Jazhince, prej 30 deri në 50 metra në akset rrugore Veles-Shkup dhe Shkup-Veles, prej 50 deri në 100 metra në aksin rrugor Demir Kapi-Miravc, prej 10 deri 15 metra në aksin rrugor Tetovë-fshati Gajre, prej 70 deri 80 metra në aksin rrugor Kërçovë-Makedonski Brod, prej 50 deri në 60 metra në aksin rrugor Shtip-Negotinë, prej 50 deri në 100 metra në akset rrugore Koçan-Makedonska Kamenicë dhe Vinicë-Berovë, prej 100 deri në 150 metra në akset rrugore Manastir-Prilep, Dibër-Strugë dhe Resnjë-Ohër edhe deri në 100 metra në vendkalimin malor Gjavatë.

Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore, ku ka paraqitje të mjegullës dhe mundësi të paraqitjes së shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme