Google ADS

Qamili: Ne s’mund të bëjmë për 8 muaj atë që nuk e ka bërë BDI-ja qe 20 vjet

13:43 | 25 Qershor 2021
V. S.

Albi Qamili nga Lëvizja Besa, duke folur për zërin e rinisë në politikë dhe lojalitetin e qytetarëve ndaj vendit, ka thënë se shqiptarët në këtë aspekt janë lojal aq sa është shteti ndaj tyre.

Qamili  shtoi se BDI-ja në 20 vjet në pushtet nuk ka punuar në këtë drejtim.

“Lojaliteti ngërthen disa elemente e një nga më të rëndësishmit është funksionimi i të drejtës. Funksionimi i shtetit të së drejtës krijon barazinë e qytetarëve. Ne si shqiptarë duam të jemi luajal ndaj shtetit, por aq sa bën shteti për ne, aq dhe shqiptarët janë luajal ndaj shtetit. Ne 8 muaj jemi në pushtet, kurse BDI-ja ka 20 vjet, dhe ne nuk mundemi për 8 muaj të bëjmë atë që nuk kanë bërë BDI-ja në 20 vjet”./alsat.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme