Google ADS

Pyetjet e deputetëve në kuvend, opozita “thumbon” kryeministrin

15:33 | 31 Tetor 2019
Arbresh.info

Emërimi i ambasadorëve të ri në disa përfaqësi diplomatike nëpër botë, pikërisht kur vendi bëhet gati për zgjedhje të reja parlamentare, ishte një ndër shqetësimet e ngritura nga deputetëve të opozitës, drejtuar si pyetje për kryeministrin Zoran Zaev në Kuvend.

Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, pushteti, vetëm pak muaj para zgjedhjeve, përgatit Teuta Arifin për ambasadore në SHBA, Dane Taleskin për në misionin e NATO-s, Misho Dokmanoviq, për ambasador në Tel Aviv dhe Sashko Nasev, për ambasador në Sofje.

“Po, për dy prej tyre është diskutuar dhe për dy nuk është diskutuar aspak. Një pjesë e procedurës është në fazën finale dhe unë pres që një pjesë e mirë e ambasadorëve të dërgohen në nëntor, dhjetor ose ndoshta janar, shkurt – tha Zoran Zaev, kryeministër.

“Nëse i respektoni këto principe do t’i kurseni njerëzit të cilëve u keni premtuar ose që kanë ambicie të bëhen ambasadorë dhe do të shmangi një situatë të pakëndshme për qeverinë e ardhshme që të mos detyrohet të shkarkojë ambasadorë të cilët do të emërohen me shpejtësi para zgjedhjeve – deklaroi Antonio Milloshovsi, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Duke kritikuar reformat në sistemin e drejtësisë, opozita akuzoi kryeministrin se ka vendosur njeriun e tij në Këshillin gjyqësor, i cili, sipas opozitës, bën rolin e kryetarit.

“Kiro Zdravev është kryetar fiktiv i Këshillit republikan të gjykatësve. Kryetari i vërtetë është gjykatësja Lloreta Gorgieva, mike e juaja, bashkëshorte e bashkëpunëtorit tuaj shumëvjeçar në Strumicë dhe drejtor i ndërmarrjes komunale, Zoran Gorgiev, shef i shtabeve të LSDM-së në disa zgjedhje – theksoi Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

“Zonja anëtare e Këshillit gjyqësor të cilën e përmendët, bashkëshorte e bashkëpunëtorit tim disavjeçar, është e zgjedhur nga radhët e gjykatësve, nuk është vendosur nga LSDM-ja, as nuk është zgjedhur përmes Kuvendit dhe as përmes Presidentit. Është zgjedhur në mënyrë legjitime në një procedurë pa ankesa si gjykatëse me përvojë prej më shumë se dy dekadash nga sektori i Apelit në Shtip prej nga vjen – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Në seancën për pyetjet e deputetëve, u debatua edhe për rrogat në arsim, protestat e bujqëve, ndotjen e ajrit dhe zhvillimin e komunave./alsat

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme