Opozita e quan skandaloze emërtimin e dy këshilltarëve të rijnë të kryeministrit Zaev, njëri prej të cilëve është djali i ish-ambasadorit Nano Ruzhin. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski thotë se Zaev e ka punësuar Aleksandar Ruzhinit si këshilltar, me qëllim që babai i tij, Nano Ruzhin të flas fjalë të mira për punët e qeverisë aktuale nëpër debatet televizive.
Mendoj se me para të shtetit, nëpërmjet ryshfetit ju e blini opinionin publik. Angazhoni njerëz të cilët janë këshilltarët tuaj, ndërsa secilën ditë të dytë ata ose prindërit e tyre paraqiten nëpër media si ekspertë dhe tregojnë se sa ju jeni i suksesshëm dhe politikan i mirë- deklaroi Antonio Milloshovski – Deputet i VMRO-DPMNE-së.
Kryeministri Zaev hedh poshtë akuzat e Milloshovskit duke thënë se vendimi për emërtimin e Ruzhin si këshilltarë ka ardhur si pasojë e nivelit të arsimit dhe lidhjeve me Francën që ai ka. Në të njëjtën mënyrë arsyeton edhe emërimin e këshilltarit Lupço Zafirovski duke potencuar se ky i fundit ka lidhje me qeveritarët francez dhe se do të lobojë për procesin integrues të Maqedonisë.
Detyra e tij është që të ndihmojë në pjesën e bashkëpunimit me Francën dhe me vendet e BENELUX-it sepse ka lidhjet e tija, ka njohuritë e tij, po është djali i ish-ambasadorit Nano Ruzhin. Lidhjet që ai i ka mundësojnë që ai të jetë administrator lehtësues për zbatimin e procedurave për proceset e tjera- tha Zoran Zaev.
Nga ana tjetër Ilia Dimovski thotë se qytetarët janë të obliguar që të paguajnë për litër naftë 6 denarë më shumë, pikërisht për shkak të ndryshimeve të miratuara nga kjo qeveri.
Për shkak të vendimeve administrative të kësaj Qeverie, qytetarët sot paguajnë saktë 6.39 denarë më shumë për çdo litër naftë. Ose me blerjen e 28 litrave naftë, qytetarët ua kthejnë taksën radiodifuzive- tha Ilia Dimovski – Deputet i VMRO-DPMNE-së.
Kryeministri shpjegon arsyet e rritjes së çmimeve të derivateve të naftës, ndërsa mburret me çmimin më të ulët të naftës në të gjithë rajonin.
Krahasuar me shtetet fqinje, ne kemi çmimin më të ulët. Kemi marr vjet vendim për rritje të akcizës për 3 denarë sepse mendojmë që në këtë mënyrë do të pamundësonim çdo keqpërdorim apo kontrabandë me derivatet e naftës dhe të mos kemi nevojë për kredi të reja- u përgjigj Zoran Zaev.
Opozita akuzoi pushtetin për mos marrjen parasysh të rasteve të denoncuara nga institucioni i Avokatit të Popullit si dhe ndikimin në gjyqësorë. Debati i zhvillua gjatë seancës parlamentare ku në rend dite ishin pyetjet e deputetëve.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit