Google ADS

Putin i jep një goditje homologut të tij serb, Vuçiq

12:33 | 29 Prill 2018
Arbresh.info

Raportet mes dy shteteve mike Serbisë dhe Rusisë raportohet nga mediet kroate se janë ftohur. Është presidenti Putin ai që ka filluar një masë ndëshkimi ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke mos e ftuar atë në inaugurimin e tij që do të mbahet me 7 maj.

Gazeta kroate ‘Jutarnji Vijesti’ këtë po e cilëson si masa e parë ndëshkuese e Moskës ndaj Beogradit.

Pasi jo në Rusi, Vuçiq do ta vizitojë Ankaranë ku do të takohet me Erdoganin.

“Kjo është një surprizë e vogël pasi është injoruar Vuçiqi. Mediet serbe spekulojnë se ky veprim erdhi pasi rusët po shqetësohen nga ‘raportet e mira’ të Vuçiqit me Merkelin të cilët u takuan dy herë për pak kohë”, shkruan gazeta e Zagrebit.

Gjithashtu ka spekulime se në inaugurim është ftuar kryetari i Republikës Srpska në Bosnje, Milorad Dodik.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme