Kryeministri teknik, i cili është nga radhët e LSDD-së, vlerësoi se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen për 22 ditë, pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, duke theksuar se nëse do të kishim parlament funksional atëherë zgjedhjet do të mund të mbaheshin atëherë kur do të dakordohen partitë dhe liderët politikë. Lideri i partisë më të madhe opozitare OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski paralajmëroi se zgjedhje nuk mund të mbahen para 30 korrikut.
“Se a do të ketë takim të ri të liderëve nuk e di, por e di se data është e determinuar me Dekretin me fuqi ligji i cili vlen deri sa të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme. Nëse do të kishim parlament funksional atëherë zgjedhjet
mundeshin të mbaheshin atëherë kur do të merreshin vesh partitë politike dhe liderët. Pres që në korniza të mundësive ligjore do të kemi dialog dhe përmes dialogut do të arrijmë deri te data përfundimtare e mbajtjes së zgjedhjeve, sepse kjo është mirë për shtetin”, theksoi Spasovski.
Mickoski dje në konferencë për shtyp paralajmëroi se një pjesë e masave antikrizë nga seti i dytë dhe i tretë nuk do të mund të realizohen nëse nuk vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme më 30 maj sepse pastaj hyn në fuqi neni
8 të Kodit Zgjedhor dhe të gjitha pagesat e jashtëzakonshme janë vepër penale.
“Nëse Qeveria është e ndershme në qëllimin dhe premtimet të cilat janë pjesë të setit të dytë dhe të tretë të masave, dhe nëse në të vërtetë dëshiron t’i ofrojë atëherë zgjedhjet nuk mund të ndodhin gjashtëdhjetë ditë nga ndërprerja e
gjendjes së jashtëzakonshme. Që do të thotë nëse gjendja e jashtëzakonshme ndërpritet më 30 maj, më së voni deri më 30 korrik zgjedhje nuk mund të ketë. Atëherë nuk e flasin të vërtetën dhe janë hipokritë dhe sërish i gënjejnë qytetarët”, tha Mickoski.
Lidhur me bisedimet për zgjedhjet parlamentare, Mickoski tha se i kanë bërë të ditur datat për të cilat konsiderojnë se janë më të mira për zgjedhje dhe se janë të gatshëm për kompromis.
“Pozitat tona janë të qarta. Nëse ka argumente të cilat ne do të mund t’i pranojmë, ne jemi këtu dhe jemi të gatshëm për kompromis. Ne me ultimatum nuk punojmë. Ultimatumet të cilat u thanë në tryezë ose 21 qershor ose zgjedhje pa opozitë lirisht le t’i kemi me fat”, ka thënë lideri i opozitës Mickoski.
Nuk i konfirmoi informacionet se bisedime ka me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare.
Ai premtoi se pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, “qeveria e re e OBRM-PDUKM-së do ta përmbushë të gjithë atë që është premtuar si obligim për ekonominë dhe qytetarët nga ana e Qeverisë së LSDM-së”.
Sipas tij, partia opozitare ka qasje dhe strategji të qartë si të ripërtërihet shteti pas krizës me koronavirusin.
Nga LSDM-ja kumtuan se janë të nevojshme zgjedhje në afat sa më të shpejtë të mundshëm, për shkak të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe përgatitjeve për kulmin e ri nga koronavirusi në vjeshtë, për rimëkëmbjen dhe transformimin e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut dhe vendosje të sërishme në funksion të institucioneve të cilat kanë kyçe për funksionim normal të sistemit. Me legjitimitet të ri nga qytetarët, Qeveri dhe Kuvend politik.
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, si përfaqësues i BDI-së, theksoi se ishin të vetmit që nuk e kanë vlerësuar takimin e liderëve tek presidenti si mossukses= dhe se për ta ky ishte fillim i debatit për konsensus për zgjedhjet. Këtë e treguan me atë që nuk kanë shkuar me datë të kalkuluar për zgjedhjet, sepse sipas tyre, duhet dy faktorë që të përmbushen, ndërsa kjo është asnjë për qind për të mos e rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe së dyti të arrihet konsensus për zgjedhjet.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se më mirë është që zgjedhjet të mbahen tani, sesa në vjeshtë për shkak se për momentin ekziston kontroll më i madh ndaj koronavirusit.
“Tani situata për zgjedhje është e volitshme sepse më shumë është nën kontroll sesa në vjeshtë, tani janë të pranishme efektet nga restreksionet nga lëvizja, karantina dhe nuk punojnë shkollat, kopshtet, ndërsa janë mbyllur edhe kufijtë. Të gjitha këta faktorë të përmbushura me atë që në vjeshtë do të mund të thotë një epidemi nga gripi sezonal, mund dukshëm ta komplikojë situatën dhe të tilla janë parashikimet edhe të OBSH-së dhe të vendeve tjera”, theksoi Filipçe dhe theksoi se nëse respektohen masat, zgjedhjet mund të mbahen në mënyrë të sigurt./AIM
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...