Grupet e punës të pushtetit dhe opozitës maqedonase nesër do të mbajnë takim të ri, ku do të tentojnë të arrijnë marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilin duhet të zgjidhet edhe statusi i Prokurorisë Speciale.
Takimi është caktuar në orën 18:00 në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të dy palët edhe pse insistojnë në qëndrimet e tyre, thonë se bisedimet nuk kanë dështuar dhe mund të arrihet marrëveshje.
Zaev mbrëmë në debat me Mickoskin tha se do të pranojnë gjithçka që nuk nënkupton falje ose mbrojtje të krimit.
Ndërsa Mickoski tha se partia e tij edhe tek Ministria e Drejtësisë edhe tek bashkësia ndërkombëtare ka dorëzuar 65 amendamente, për Ligjin për Prokurorinë Publike.
Në ndërkohë, pushteti ka ftuar në takime edhe opozitë shqiptare Lëvizjen Besa dhe Aleancën për Shqiptarët, të cilat kohëve të fundit kanë deklaruar se nuk janë të kënaqur me punën e Prokurorisë Speciale./Telegrafi/
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te ...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë