Grupet e punës të pushtetit dhe opozitës maqedonase që duhet të dakordohen për Ligjin për Prokurori Publike me çka rregullohet edhe statusi i Prokurorisë Speciale Publike do të kenë takim të hënën. Javën e ardhshme ligji duhet të shkojë në Kuvend ku është caktuar seancë të martën.
Takimi i fundit i këtyre grupeve të punës ishte në korrik edhe pse pritej që këto bisedime të vazhdojnë me punë në fillim të kësaj jave, por kjo nuk ndodhi.
Qëndrimet ende mbetet të njëjta. Pushteti, siç kanë potencuar në shumë raste është i gatshëm të përgjigjet në disa kërkesa të caktuara të opozitës maqedonase, por linja e kuqe është lufta pa kompromis kundër krimit, ndërsa opozita thotë se nuk pranon bartje automatike të prokurorëve nga PSP në prokurorinë e re dhe kjo prokurori të mos udhëhiqet nga Ruskovska.
Deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov dje tha si parti presin dhe bëjnë apel që seanca e parë pas pushimeve në Kuvend të jetë për Ligjin për Prokurori Publike.
Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski tha se është i nevojshëm konsensusi që të miratohet ky ligj.
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...