Pushteti dhe opozita mbeten në qëndrimet e njëjta lidhur me propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike dhe fatin e PSP-së, transmeton Alsat. Partia e Hristijan Mickoskit akuzon pushtetin se qëllimisht po zvarrit procesin, që më pas fajin për mos marrjen e datës për bisedime t’ia faturojë opozitës.
VMRO-DPMNE-ja mbetet në qëndrimin se propozimi duhet dërguar në Komisionin e Venecias para miratimit tij në Kuvend.
“Qeveria të mos e fsheh paaftësinë e saj duke kërkuar fajtorin e mos marrjes së datës për bisedime me BE-në. Adresa e fajtorit është në Qeveri. Bëhet fjalë për kapacitetet menaxhere të ministres Deskoska e cila më tepër shqetësohet nëse do të mbetet në atë ministri apo do ta kap “fshesa” se sa për një çështje të rëndësishme si kjo ” deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Lidhur me takimin e liderëve të paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev, në rast se grupet e punës dështojnë në gjetjen e konsensusit, partia e Mickoskit kërkon që për këtë të pyetet Zaev si ideator i një takimi të tillë.
Ndërkohë nga Ministria e Drejtësisë thonë se takimet të radhës nuk do të caktohet derisa opozita nuk heq dorë nga kërkesa për amnisti përmes dispozitave ligjore.
Nga takimi i fundit i grupeve të punës, pushteti dhe opozita thelluan ndarjet si pasojë e kërkesave të kundërta.
Opozita kërkon që propozimi të dërgohet në Komisionin e Venecias dhe përmes nenit 105 të propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike të anulohet të gjitha akuzat e ngritura pas 30 qershorit 2017.
Pushteti nga ana tjetër pret që opozita të tërhiqet nga amendamentet, duke propozuar që lëndët e hapur nga PSP të procedohet ndërsa bombat të mos përdoren si dëshmi në procedurë, por vetëm të dëgjohen për indikacione.
Ndaj propozimit të pushtetit opozita ka propozuar 65 amendamente, ndërsa gjëja e vetme për të cilën deri më tani palët janë pajtuar është fati i PSP-së e cila sipas propozimit do të funksionojë si organ i pavarur në kuadër të Prokurorisë Publike.
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad