Doktor Mirjana Srbinovska, infermierja Jadranka Tashevska dhe tekniku mjekësor Ismail Alili i dhuruan plazmë konvalescente Institutit për mjekësi të transfuzionit, që është ilaçi më efikas kundër koronavirusit, shkruan SDK.
Tre punonjës shëndetësorë në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë që e kaluan kovid-19, dje dhuruan plazmë gjaku për të trajtuar pacientët me koronavirus në vend. Doktoresha Mirjana Srbinovska, infermierja Jadranka Tashevska dhe tekniku mjekësor Ismail Alili i dhuruan dje plazmë konvalescente Institutit për mjekësi të transfuzionit, që është ilaçi më efikas kundër koronavirusit.
Ata thonë se si sa pacientë e profesionistë e dinë më së miri se me çka përballen të sëmurët dhe kolegët e tyre në luftën kundër koronavirusit, kështu që ata duan të kontribuojnë në shpëtimin e jetës së dikujt. Për shkak se nuk ka plazmë të mjaftueshme të gjakut, ata apelojnë tek të gjithë ata që kanë pasur kovid-19 t’iu bashkëngjiten në këtë aksionin.
Shumë janë të frikësuar, por ka edhe nga ata që nuk janë të interesuar, sidomos më të rinjtë, i inkurajoj që kjo është mënyra e vetme për të kthyer borxhin për gjithçka që u bë për ne për të kapërcyer sëmundjen”, tha infermierja Jadranka Tashevska.
“Ne kemi ilaçin në trupin tonë dhe duhet ta përdorim atë. Antitrupat dobësohen me kalimin e kohës, prandaj më mirë t’i ndihmojmë dikujt, e ne do të ndjehemi më mirë si njerëz. Ju bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi dhe ka shumë prej tyre sepse Kumanova ishte vatër e virusit, që të bëjnë të njëjtën sa më shpejt që mundet. Tani duhet të mobilizojmë sa më shumë njerëz, sepse statistikat e zeza po rriten çdo ditë. Le të ndihmojmë të sëmurët dhe sistemin shëndetësor. Le të mos harrojmë se çfarë kaluam dhe sa pasiguri dhe frikë prisnim nëse sëmundja do të përparonte ose do shëroheshim. Ne ishim me fat që të mbijetonim, por shumë fëmijë humbën prindërit dhe të dashurit e tyre, shumë familje humbën disa anëtarë, kështu që ne duhet të vetëdijesohemi dhe të ndihmojmë pa menduar. Shumë janë të frikësuar, por ka edhe nga ata që nuk interesohen, sidomos më të rinjtë, unë i inkurajoj ata që kjo është mënyra e vetme për të kthyer borxhin për gjithçka që u bë për ne për të kapërcyer sëmundjen”, tha Tashevska.
Ajo shton se procedura e dhurimit të plazmës së gjakut është shumë e thjeshtë. Ashtu si kur dhurohet gjaku. Donatorët nuk kanë asnjë shpenzim për të shkuar dhe për t’u kthyer në Institutin e Transfuziologjisë në Shkup. Ata vetëm duhet të aplikojnë në Departamentin e Transfuziologjisë në Kumanovë, ku ua bëjnë analizën e gjakut, dhe nëse testet tregojnë se mund të bëhen dhurues, ata dërgojnë një veturë pas tyre dhe pas procedurës i kthejnë në Kumanovë.
Javën e kaluar, plazmë të gjakut dhuroi edhe mjeku i një ordinance shëndetësore privat, Mirosllav Boskovski.
Nën moton “Dhuro plazmë, shpëto jetë”, Instituti i Transfuziologjisë në Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët e kanë kaluar virusin që të bëhen dhurues.
“Procedura e dhurimit të plazmës quhet plasmafereza dhe kryhet me një ndarës qelizor shumë të sofistikuar. Procedura zgjat nga 40 deri në 60 minuta dhe ndan nga 300 në 600 ml plazma, dhe përbërësit e tjerë i kthehen dhuruesit. Plazma që dhurohet është pjesa e lëngshme e gjakut që kompensohet shpejt. Dhurues mund të jetë çdo person midis moshës 18 dhe 60 vjeç, i cili peshon më shumë se 60 kilogramë dhe që i plotëson këto kritere. Të ketë dokumentuar prova laboratorike që ka qenë i sëmurë nga kovid-19, dy teste negative brenda 24 orëve, të kenë minimum 21 ditë pa simptoma, pas çka do të kryhet test shtesë (i treti) për të konfirmuar se asnjë virus nuk është i pranishëm, donatorët meshkuj ose femrat që nuk kanë lindur ose janë negativ për antitrupat HLA. Do të merret një mostër për të përcaktuar koncentracionin dhe / ose titrin e antitrupave neutralizues ndaj Anti-SARS-CoV-2”, thuhet në internet faqen e institutit, ku është publikuar një Formular dhuruesi i plazma kovalescente për kovid -19.
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...