Punëtorët të cilët të ardhurat mujore nuk i kanë më të mëdha se 22 mijë denarë, prej sot deri më 30 gusht mund të aplikojnë në thirrjen publike që e ka publikuar Ministria e Ekonomisë në Maqedoni, për të shkuar në pushime pa pagesë.
Ministri Kreshnik Bekteshi tha se është bërë marrëveshje me 25 hotele, të cilët do të marrin vauçerët që do t’i jep ministria.
Për pushimet pa pagesë për punëtorët janë paraparë rreth 20 milionë denarë, me të cilat mbi 1200 punëtorë me të ardhura të ulëta do të mund të shkojnë në pushime me familjarët e tyre”, tha Bekteshi.
Ai tha se lista e hoteleve në Strugë, Ohër, Kodër të Diellit, Berovë, Dojran dhe Prespë, me të cilët është nënshkruar marrëveshje mund të gjendet në faqen e ministrisë, së bashku me kushtet të cilat janë të nevojshme për aplikim.
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës