Një 55 vjeçar humbi jetën pas këputjes se një kabulli elektrik në fshatin Rrapë të Pukës. Njëkohësisht kabulli i tensionit të lartë ka shkaktuar një vatër zjarri.
Me të marrë informacion,në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse ku gjatë lokalizimit të flakëve kanë konstatuar dhe trupin pa jetë, njofton TCH, transmeton portali arbresh.info
Ndërkohë prej ditës së djeshme flaket po përpijnë sipërfaqet e pyllit në parkun natyror të Pulajt në Velipojë.
Të paktën 8 hektarë bimësi e ndryshme janë djegur në këtë rezervat, i cili është i njohur si vend ndalimi për shpendët shtegtarë. Autoritetet po ndërhyjnë nga ajri me helikopter për të vënë nën kontroll zjarrin, ndërkohë që forca të zjarrfikësve dhe ushtrisë po punojnë nga toka, megjithatë situata është e rëndë. Shirat e rënë mbrëmë në territorin e vendit nuk e prekën zonën e Velipojës, kështu që zjarri ka vazhduar pa pushim.
Ndërkohë, atje ku ka pasur reshje flakët janë shuar. Në Voskopojë zjarri i rënë në masivin me pisha u shua falë shiut, pavarësisht përmasave që kishte marrë.
Policia e Qarkut Korçë njoftoi se ka shoqëruar 6 persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. Po ashtu zjarri u shua edhe Parkun Kombëtar të Lurës.
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren
Driloni dhe Sara flasin për familjen dhe të ardhmen
Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në ...
Dëmtohen disa vazo lulesh në varrezat e fshatit Bresje, poli...