Enti Shtetëror për Statistika ka publikuar të dhëna në lidhje me pagën bruto dhe neto, të paguar në muajin janar të vitit 2021.
Siç thonë nga ESHS, indeksi i pagës mesatare neto për muajin janar është rritur në 102.7, kurse rroga mesatare neto ka qenë 28.272 denarë.
Sipas të dhënave të ESHS-së, paga mesatare bruto për muajin janar 2021, ka qenë 42.204 denarë.
“Kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Shëndetësia dhe kujdesi shoqëror (12.4%), Artet, argëtimi dhe rekreacioni (8.4%) dhe Informacioni dhe komunikimet (8.3%)”, thonë nga ESHS./telegrafi
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe