Google ADS

Publikohen dy “bomba” për rastin “Haraçi”, Ruskovska thotë se inçizimet janë publikuar në gjykim

23:00 | 19 Qershor 2020
Arbresh.info

Dy materiale audio në lidhje me rastin “Haraçi” janë publikuar sot në “YouTube”, mbi të cilën dyshohet se dëgjohet zëri i avokatit Vasko Dimishkov.

Regjistrimet u postuan nga një profil anonim i quajtur “Ali Baba Trediçi”.

Prokurorja Vilma Ruskoska për “TV24” tha se regjistrimet në mënyrë të paligjshme në lidhje me rastin “Haraçi” Prokuroria i kishte dhe i ka publikuar në seancën gjyësore me dyer të mbyllura.

Sipas Ruskoska, bëhet fjalë për materiale që gjatësi kohore prej 57 minutave.

Aktgjykimi për rastin “Haraçi” u publikua dje. Gjykata i dënoi të akuzuarit për këtë rast, Bojan Jovanovski u dënua me nëntë vjet burg, ndërsa, Katica Janeva me shtatë vjet burg.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme