Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut mori vendim, me të cilin kryhet ulja e çmimit të shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 për 1,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,00 denarë/litër në raport me çmimin e shitjes me pakicë të përcaktuar me vendimin e datës 30.11.2020.
Çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshojnë, respektivisht mbeten në të njëjtin nivel siç janë përcaktuar me vendimin e datës 30.11.2020.
Nga data 8.12.2020, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS95, 59,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98, 61,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V), 53,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1), 53,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 28,368 (denarë/kilogram)
Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore shënojnë rritje: te benzina për 1,042 % naftës për 1,524 %, të vajit ekstra i lehtë për 1,409 % dhe te mazuti për 0,73%.
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare