Google ADS

PTHP ka ngritur aktakuzë kundër tre shtetasve të huaj për falsifikim të testeve PCR

15:25 | 16 Mars 2021
A. B.

Prokuroria Publike ka paraqitur aktakuzë kundër dy shtetasve turq dhe një shtetasit të Zvicrës, për veprën penale “falsifikim të dokumenteve” në përputhje me Kodin Penal.

“Në ngjarje të ndara penale-juridike, të akuzuarit kryen krimin duke paraqitur vërtetime të rreme për teste negative PCR për coronavirusin në kontrollin e pasaportave në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, pas largimit nga vendi”, thonë nga PTHP.

Edhe pse nuk janë testuar fare në labaratorin e Shkupit dhe e kanë ditur se të dhënat janë të rrejshme, thuhet në deklaratën e PTHP-së, të akuzuarit i kanë treguar certifikatat e rrejshme si të vërtetat./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme