Bisedimet do të vazhdojnë pas konsultimeve shtesë, ndërsa 65 amendamentet e VMRO-DPMNE-së do të ndahen në dy grupe. Kjo është marrëveshja e vetme nga takimi i sontëm i grupeve partiake që u zhvillua në ministrinë e drejtësisë për fatin e Prokurorisë Speciale Publike.
Ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski u shprehën optimist se edhe përkundër dallimeve ekzistuese, do të gjindet zgjidhje për një marrëveshje koncensuale rreth ligjit për Prokurorinë Publike dhe atë Speciale. Vetë ministrja Deskoska tha se dallimet mbeten edhe më tej rreth mandatit të PSP-së.
Renata Deskoska, ministre e drejtësisë: Patëm takim me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, dallimet mbeten, ato janë kryesisht rreth statusit të PSP-së dhe në përdorimin e audio materialeve. U dakorduam të vazhdojnë konsultimet në pjesën e asaj ku do të mund të kemi përafrime me qëllim që të gjejmë hapsirë për miratim të përbashkët të ligjit. Ata janë çështjet kyçe që realisht në konceptin e Qeverisë janë çështje që duhet të sigurojnë Prokurori Speciale stabile që d të ketë kompetenca të veta, garanca të veta për realizimin e kompetencave.
Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE: Biseduam për amendamentet të cilat i propozuam, të njëjtat i ndamë në grupe, disa që janë më thelbësore dhe disa që kanë më shumë karakter teknik. Shkëmbyem mendime, mbeten dallimet serioze në interpretimin e përmbajtjes së gjithë propozim ligjit për prokurori, por gjithashtu u konstatua se ekziston disponim për realizimin e konsultimeve shtesë me qëllim që të bëjmë përpjekje të mëtejme me qëllim që të arrijmë në përparim i caktuar dhe zgjidhje të mundshme të përbashkët.
Para takimit, deputeti Milloshovski tha se VMRO-DPMNE insiston në implementimin e praktikës së gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në legjislativën vendore, por pa saktësuar raste konkrete të kësaj praktike. Duke komentuar deklaratën e kryeparlamentarit Talat Xhaferi se ligji për Prokurorinë do të vendoset në rend dite pas zgjedhjeve presidenciale, ministrja Deskoska tha se nëse arrihet marrëveshja me opozitën atëherë seanca për votimin e të gjitha ligjeve për të cilat bisedojnë me opozitën, do të miratohen gjatë kohës së fushatës parazgjedhore me qëllim që të kapen afatet për procesin integrues të vendit.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok