Prokuroria Speciale kërkon nga Gjykata Penale e Shkupit të mos ua kthejë pasaportat kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ish-shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov.
PSP thekson se nuk kanë ndërruar rrethanat që atyre t’u kthehen pasaportat, të cilat ju konfiskuan si garancë për të mos u larguar nga vendi, pas padive që i ngritën ndaj tyre.
Për vendimin e PSP-së sot është njoftuar edhe Gjykata Penale, i cili kërkoi mendim nga ekipi i Janevas rreth vazhdimit të masës së sigurisë për të akuzuarit.
Gruevski dhe Mijallkov para disa ditësh kërkuan që t’u kthehen pasaportat, pasi ju nevojiten për udhëtime zyrtare jashtë shtetit, ndërsa si garancë se nuk do të arratisen propozuan statuset familjare dhe bizneset që kanë në Maqedoni.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...