Google ADS

PSP: Dëshmia në rastin “Sopoti” është marrë me dhunë

13:31 | 22 Maj 2017
arbresh.info

Gjatë konferencës së sotme për shtyp të Prokurorisë Speciale Publike, u fol edhe për rastin “Sopoti”. Prokurorja Fatime Fetai tha se në bazë të dëshmive të cilat i posedojnë, PSP ka arritur në konstatim se dëshmia e dëshmitarit Ramadan Bajrami, është marrë me dhunë.

Ndryshe, dënimi për rastin “Sopoti”, shkruan almakos,  është shqiptuar pikërisht për shkak të kësaj dëshmie, ndërsa pohimi se dëshmia është marrë me dhunë, do të mundësonte që të akuzuarit të shpallen të pafajshëm.

Mirëpo, Prokuroria Speciale Publike, nuk ka mandat të hap lëndë për rastin “Sopoti”, andaj nga PSP deklaruan se të gjitha provat me të cilat disponojnë, do t’ia dorëzojnë Prokurorisë së Përgjithshme.

PSP nuk mund të hap lëndë për rastin “Sopot”, pasi kështu ka vendosur Këshilli i Prokurorëve, mirëpo kjo nuk ka dekurajuar PSP-në që të merret me këtë rast./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme