Google ADS

Protestuesit në Beograd qeverisë: “Do të shkoni në burg, Ceca gjithashtu”

00:27 | 9 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Marshi protestues mban moton “Jo më këmisha të përgjakura”, në Beograd Rrugët e Beogradit sonte janë mbushur me mijëra protestues, të cilët siç thonë janë kundër dhunës politike në Beograd.

Deri protestuesit po bëjnë thirrje kundër qeverisë dhe presidentit të vendit, nga kazermat ushtarake kanë dal mjetet e blinduara ushtarake, duke përfshirë edhe tanket. Marshi protestues mban moton “Jo më këmisha të përgjakura”, në Beograd.

Kjo protestë ka shkak pasi kryetari i Partisë së Majtë Serbe, Borko Stefanoviq u përgjak në një sulm në fund të nëntorit. Opozita i bëri thirrje qytetarëve për protestë lidhur me mungesën e demokracisë në Serbi dhe shtypjen e zërave disidentë brenda dhe jashtë Parlamentit.

Protestuesit mbajnë një shenjë që thotë “Do të shkoni në burg, Ceca gjithashtu”. Ceca mbajti sot një koncert në veri të Kosovës.

Mediat e Beogradit nuk kanë dhënë informata për protestën, ndërsa raportojnë se protesta ka të bëjë më opozitën, Aleancën e Serbisë dhe Shoqatën e familjeve të kidnapuar dhe të vrarë në Kosovë. Po ashtu mediat serbe nuk kanë dhënë asnjë informacion as për lëvizjet e ushtrisë serbe, por në rrjetet sociale janë shpërnda foto dhe video të lëvizjeve të ushtrisë./21media/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme