Protestuesit në Beograd: Më shumë kemi frikë tani sesa në vitin 1999

19:17 | 23 Mars 2019
Arbresh Info

Protestat në Serbi me moton “1 në 5 milionë” kanë vazhduar edhe sot kundër presidentit Aleksandër Vuçiq.

Shumë qytetarë u mblodhën përpara Fakultetit Filozofik në Beograd, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Vuçiq dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Nëse kërkesat tona nuk plotësohen, tërë Serbia do të mblidhet me 13 prill kundër uzurpuesve”, ka thënë një nga organizatorët e protestës.

Pas kësaj është mbajtur një minutë heshtje për viktimat e bombardimeve të ndërhyrjes së NATO-s.

“Tani ndjejë më shumë frikë sesa në vitin 1999. Ju faleminderit që ju jeni frymëzim për të luftuar në një formë tjetër” , tha Leciq.

Ai kërkoi nga qytetarët që të mos shkaktojnë dhunë gjatë protestës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme