Një ngjarje e pazakontë dhe trishtuese për familjen e kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka ndodhur sot në rrugën Podgoricë – Nikshiq.
Një veturë zyrtare është tentuar të ndalohet nga një grup të rinjsh, e pasi nuk ia dolën dhe vazhdonte të ecte ngadalë, ata hipën mbi të.
Më vonë, kryeministri i këtij vendi, Zdravko Krivokapiq, përmes një postimi në Twitter, tha se si prind nuk do t’i harrojë trishtimin dhe lotët e vajzës, teksa si kryeministër u zotua se këso ngjarje më nuk do të ndodhin.
“Sot është sulmuar një veturë zyrtare ku ishte vajza ime, përndryshe figurë e mbrojtur. Në këtë vend do të ketë rend dhe ligj me të cilat nuk jeni mësuar. Së shpejti do ta shihni”, ka shkruar Krivokapiq në Twitter.
Sipas gazetës “Vijesti”, dy persona janë lënduar lehtë në këtë “protestë”. Po ashtu është raportuar se policia në Nikshiq ka incizuar gjithë ngjarjen dhe ka identifikuar personat që shkelën rendin dhe ligjin.
Para Qeverisë, për sot është paralajmëruar edhe një protestë.
Së fundi, situata në Mal të Zi është tensionuar pasi ministri i Drejtësisë, Vladimir Leposaviq, ka thënë se nuk e gjenocidin në Srebrenicë. Kjo ka ngjallur reagimin e shumë qytetarëve, ndërkohë që kryeministri Krivokapiq ka kërkuar dorëheqjen e tij. Pasi nuk e ka marrë atë, ka iniciuar procedurën për shkarkimin e tij në Kuvend.
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...