Protestojnë pronarët e varkave në Strugë

23:01 | 30 Maj 2018
Arbresh.info

Ramiz Merko urgjentisht ta tërheq vendimin për ndalimin e qiradhënies së varkave me pedale në plazhet e Strugës këtë verë, kërkojnë pronarët që sot dolën në protestë paqësore.

Ata thonë se në këtë mënyrë kujdesen dhe mbajnë familjet e tyre. Protestuesit paralajmëruan ankesë edhe në Gjykata Kushtetuese, për çka tanimë ka filluar edhe grumbullimi i firmave.

Ne këtu vijmë për ekzistencë. Ka njerëz që presin të vijë sezoni që të mund ta kalojnë dimrin – Bojan Blazhevski- qiradhënës i varkave me pedale.

Nuk kërkoj mëshirë nga dikush apo dikush që të më falë diçka. Kërkoj leje për të punuar me varka me pedale sepse unë jetoj me qira. Bijat e mia më blenë tre varka me pedale me kredi – Mimoza Mojsoska – qiradhënëse e varkave me pedale.

Këta njerëz pyesin pse vendimi i njëjtë nuk zbatohet në Ohër, Prespë, Dojran apo Liqenin e Dibrës?

Ata thonë se ka të mbytur në liqen. Por njerëz që mbyten ka edhe në lumin Drin dhe në vende tjera rreth liqenit. Kjo nuk do të thotë se vetëm nga varkat me pedale ndodhin aksidente – Nenad Guçeski- pronar.

Por, kryetari Merko thotë se vendimi është përfundimtar dhe nuk heq dorë. Ai njoftoi se pronarëve do t’u jepet afat disa ditë për t’i hequr varkat me pedale. Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë atë do e bëj komuna./Alsat-M

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme