Para Kuvendit të Malit të Zi u mbajt një protestë njëorëshe e organizuar nga Forumi i Qytetarëve të Lirë të Luçës dhe opozita, nga e cila u njoftua se nuk do ta pranojnë Andrija Mandiqin për kryetar të Kuvendit.
Po ashtu, protestuesit janë duke kërkuar nga kryeministri i ardhshëm, Milojko Spajiq që të shtyjë regjistrimin dhe të pranojë të gjitha kërkesat, përndryshe do të pasonte një bojkot i ashpër, shkruan Vijesti transmeton Arbresh.info
Predrag Vushurovic nga “Luça” ka thënë se Andrija Mandiq nuk është i denjë për të kryer funksionin e kreut të Kuvendit. Ai deklaroi se me të në skenë janë Jelena Markoviq (LP), Nikola Zirojević (SD) dhe Oskar Huter (DPS).
Lexo edhe:
Politikani proserb, Andrija Mandiq, zgjidhet kryetar i Kuvendit të Malit të Zi
“Ata kanë lista, por lista është e vështirë. Fillimisht – bojkot,” tha Vušurović.
Një pjesë e qytetarëve që pas protestës kanë mbetur para Kuvendit kanë brohoritur Krsto Popoviq, bashkëpunëtor i pushtuesve në Luftën e Dytë Botërore.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...