Një grup e qytetarëve protestojnë para Qeverisë dhe kërkojnë përgjegjësi për arratisjen e Nikolla Gruevski. Të pranishmit kërkojnë dorëheqjen e ministri të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, por edhe paraburgim për Sasho Mijallkov, ish- drejtorin e DSK-së dhe kushëririn e Gruevskit.
Reagime të shumta shfaqi arratisja e Gruevskit, i cili gjendet në Budapest dhe kërkon azil, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Ministria e Drejtësisë u deklaruan se po përgatitet dokumentacioni i nevojshëm për ekstradim, që ku ju ka ardhur njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme se Gruevski gjendet në Hungari.
Për ekstradimin e Gruevskit janë të nevojshme dokumentet nga gjykata, gjegjësisht vendim përfundimtar, ku gjykata çon vendimin e organit kompetent për ta bërë ekstradimin.
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...