Disa qindra qytetarë dhe aktivistë u mblodhën para ndërtesës së Presidencës së Serbisë në Beograd më 11 dhjetor, gjatë fjalimit të paralajmëruar të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në atë ndërtesë.
Aktivistët e organizatës informale studentore “Borba” njoftuan për këtë tubim në rrjetin social Instagram, me mesazhin: “Presidenti flet në lidhje me bllokadat studentore, ejani para Presidencës që zëri ynë të dëgjohet”.
Në bllokadë janë disa dhjetëra fakultete shtetërore në Serbi pas sulmeve ndaj studentëve gjatë protestave në lidhje me aksidentin vdekjeprurës në stacionin hekurudhor në Novi Sad.
Studentët që kanë bllokuar katër universitete shtetërore – atë të Beogradit, Novi Sadit, Nishit dhe Kragujevcit – kërkojnë, ndër të tjera, publikimin e dokumentacionit të fshehtë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku gjatë shembjes së një strehe të çatisë më 1 nëntor humbën jetën 15 njerëz dhe dy të tjerë u lënduan rëndë.
Ata gjithashtu kërkojnë hedhjen poshtë të akuzave kundër studentëve të arrestuar dhe ndaluar gjatë protestave që pasuan aksidentin.
Aksidenti ndodhi vetëm disa muaj pas hapjes solemne të stacionit pas një rindërtimi trevjeçar.
Përfaqësuesit e pushtetit i dënojnë protestat dhe bllokadat./rel
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...
“Biletë kthimi e çek me para” – gjashtë avantazhet që ndodhe...