Google ADS

Protestë para Kuvendit: Ivanov të mos e nënshkruajë Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes

21:49 | 22 Qershor 2018
Arbresh.info

Edhe sonte kishte protesta para Kuvendit kundër ndryshmit të emrit të shtetit.

Protestuesit kërkonin dorëheqjen e Qeverisë. Ata i bënë thirrje Kryetarit të Shtetit, Gjorgje Ivanonv që të mos e nënshkruajë Ligjin për ratifikim të marrëveshjes për ermin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Ata pyesin se a do të ndërrohen emrat e qyteteve “Makedonski Brod” dhe “Makedonska Kamenica”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata konsiderojnë se marrëveshja është e dëmshme. Në Shkup këto ditë protestohet kundër marrëveshjes për ndryshimin e emrit të shtetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme