Google ADS

Protestë në qytetin grek Vergina kundër Marrëveshjes së Prespës

11:49 | 10 Korrik 2018
M. A.

Qindra qytetarë, mes t[ë cilëve edhe priftërinj dhe prefekti i rajonit qendror grek Maqedonia, Apostolos Xixikostas, dje u tubuan në sheshin në Vergina për të protestuar kundër Marrëveshjes së Prespës.

Me flamuj grekë dhe brohoritje “Maqedonia është greke”, “Kjo marrëveshje është tradhëti”, “Hiqni duart nga Maqedonia”, “Greqi, Greqi, Maqedoni”, “Nuk tërhiqemi”, “Ne nuk e shitëm Maqedoninë”, qytetarët e dërguan porosinë e tyre se nuk e pranojnë marrëveshjen.

Të pranishmëve iu drejtua edhe mitropoliti nga Veria, Nausa dhe Kabania, Pantelejmoni, i cili tha se Marrëveshja e Prespës është kundër interesave të popullit grek dhe se ana tjetër ka marrë gjithçka, ndërsa Greqia nuk ka fituar asgjë.

“Nëse fqinjët tanë janë maqedonas, atëherë çka jemi ne?”, pyeti mitropoliti grek.

Shkurt para terminit të caktuar për tubimin, organizuesit kumtuan se protesta shtyhet për shkak të kushteve të motit, por më vonë nëdrruan mendje dhe tubimi megjithatë u mbajt, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme