Qindra maqedonas, sonte në Shkup kanë protestuar siç thonë kundër të pranimit të platformës shqiptare nga lideri i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev.
Qytetarët e tubuar në organizim të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, thonë se bëhet fjalë për ruajtjen dhe mbrojtjen e unitetit të Republikës së Maqedonisë, kryesisht për mbrojtën e gjuhës maqedonase, e cila është rrënja e mbijetesës dhe identitetit të popullit maqedonas.
Ata kërkojnë nga liderët politik që prioritet të kenë interesat kombëtare dhe shtetërore, si dhe të mos pranojnë që platformat e arritura jashtë Maqedonisë, të ndikojnë në politikën e brendshme të këtij vendi.
Ndryshe, pasditen e sotme lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ia dorëzoi presidentit Gjorgje Ivanov, nënshkrimet e nevojshme për formimin e qeverisë së re, ndërsa nga kabineti i presidentit njoftuan se pas parashtrimit të dëshmisë, pritet që Ivanov të marrë vendim për dhënien e mandatit në ditët në vijim.
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...