Familjarët e të akuzuarve në rastin “Monstra” njoftuan se sot do të mbajnë protesta Shkup, pasi në fjalët e fundit të seancës së fundit gjyqësore, Prokuroria kërkoi dënimet më të larta për të akuzuarit.
Policia e ka konfirmuar se sot do të mbahet protesta me fillim prej ora 13:30, e cila do të nis nga Parku i Çairit me lëvizje në rrugën Cvetan Dimov, në vazhdim përgjatë Bulevardit Krste Misirkov, mu përgjatë bulevardit Goce Delçev së bashku me një grup që do të mblidhet para sheshit “Skenderbeu” dhe do të drejtohen drejt Prokurorisë së Përgjithshme.
“Për këto arsye, SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të veçantë të trafikut në rrugët e mësipërme. Rrugët e mëposhtme do të jenë të mbyllura për trafik nga 13:00 deri në fund të protestës: Bulevardi Hristijan Todorovski Karposh, Rruga John Kennedy, Rruga Cvetan Dimov, Bulevardi Goce Delchev dhe Rruga Filip Vtori Makedonski dhe trafiku do të ridrejtohet përreth rrugët”, thonë nga SPB Shkup.
Ata apelojnë tek tek qytetarët që të respektojnë urdhërat e lëshuar nga zyrtarët policor./Telegrafi/
Boeing dhuron 1 milion dollarë për inaugurimin e Trump
Prokuroria ngrit aktakuzë për korrupsion ndaj dy personave q...
Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duk...
Vazhdon përkrahja për Gjestin, fansi bën tatuazh thënien e t...
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...
Pacolli reagon pas vizitës në Çabiq: Nëse dikush i ka lënë n...