Në shenjë të mbështetjes për Palestinën dhe popullin palestinez, dhe për të dënuar sulmet izraelite në Gaza, sot në Shkup u mbajt një protestë solidariteti, e organizuar nga disa organizata të shoqërisë civile.
Protesta u zhvillua në sheshin qendror të qytetit “Maqedonia”, ku të pranishmit u mblodhën për të protestuar kundër sulmeve izraelite, duke shtuar se populli palestinez po përballet me spastrimin etnik nga shteti i Izraelit.
Njerëzit e mbledhur brohorisnin parulla të ndryshme në mbështetje të Palestinës, përfshirë “Liri për Palestinën”, “Izraeli Terrorist”, “Allahu Ekber”, “Recep Tayyip Erdoğan”, “Liri”, “Stop fashizmit, liri popullit”, “T’i jepet fund rrethimit”.
Protestuesit gjithashtu mbanin pankarta “Liria për Palestinën, bojkoto Izraelin”, “Stop gjakderdhjes në Palestinë”, “Zemra ime është me Palestinën”, “Fund pushtimit”, “Nuk mund të marrim frymë që nga viti 1948”, “Kundër dëbimit të detyruar”,” Izrael, e gjithë bota po shikon”.
Në protestë u mblodhën së bashku organizata të ndryshme të shoqërisë civile dhe qytetarë nga bashkësi të ndryshme etnike, duke përfshirë shqiptarë, maqedonas, turq, boshnjakë, romë dhe të tjerë, të cilët gjithashtu mbanin flamuj kombëtarë, ndërkaq, pjesë e protestave ishin disa qytetarë të Palestinës dhe Jordanisë./AA/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...