Në Serbi qytetarët me çdo kusht kërkojnë përgjegjësi nga qeveria lidhur me humbjen e jetës së 14 personave në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad. Sipas intelektualëve atje, kjo tragjedi është pasojë e korrupsionit gjatë rinovimit të këtij stacioni.
Qytetarët në protesta kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet për ngjarjen tragjike në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku më 1 nëntor humbën jetën 14 persona dhe tre të tjerë janë ende në gjendje të rëndë. Besohet se kjo tragjedi është pasojë e korrupsionit në projektet e rinovimit të stacionit, duke nxitur valë pakënaqësie dhe kërkesa për ndryshime.
“Serbia sot përballet me një korrupsion në përmasa dramatike, gjë që rrezikon jetën e qytetarëve, shkatërron resurse publike dhe kërcënon të ardhmen e vendit. Qytetarët e lirë janë të vendosur të vazhdojnë me presione për dorëheqjet e atyre që janë përgjegjës. Dështimi i institucioneve për të vepruar kërkon ndryshime urgjente”, tha Bojan Pajtiq, profesor në Fakultetin Juridik të Novi Sadit.
Qytetarët e quajnë ngjarjen ‘vrasje’ për shkak të korrupsionit sistematik dhe kërkojnë drejtësi.
Kërkesat përfshijnë dorëheqjen e kryeministrit Milosh Vuçeviq dhe kryetarit Milan Gjuriq, publikimin e kontratave të rinovimit, arrestimin e përgjegjësve dhe një rishikim urgjent të projekteve infrastrukturore. Nëse kërkesat nuk plotësohen deri në fund të javës, opozita paralajmëron kërkesë për shkarkimin e Qeverisë.
“Të gjitha kërkesat janë të vlefshme, por gjithmonë duhet të theksojmë se kush është fajtor kryesor për këtë-Aleksandar Vuçiq. Pikërisht shkarkimi i tij duhet të jetë prioriteti. Pa ndryshimin në krye të pushtetit, përballemi me një qeverisje që funksionon pa transparencë, tenderë dhe kontroll”, tha Bilana Stojkoviq, bashkëkryetare e partisë ‘Së Bashku’.
Në anën tjetër, presidenti Vuçiq bëri thirrje për përgjegjësi morale dhe politike, duke akuzuar opozitën për politizim të tragjedisë. Prokuroria njoftoi marrjen në pyetje të disa personave, por ende nuk ka ndjekje penale për tragjedinë ku humbën jetën 14 persona./rtk
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...