Sot në në 10.00 në Kumanovë do të fillojë procesi gjyqësor për rastin e Almirit të vogël i cili vdiq si pasojë e goditjes me makinë nga ana e Boban Iliq pas një zënke banale mes tij dhe familjarët e fëmiut.
Për këtë rast është caktuar gjykatësja Maja Denkovska, transmeton Zhurnal.Edhe pse është caktuar seanca, mbrojtja vërteton se ende nuk kanë marrë rezultatet nga testimi neuropsikiatrik.
Kjo ishte kërkuar pasi që thuhej kinse Iliq, nuk ka qenë në gjendje normale psiqike në momentin kur e ka kryer veprën.Babai i 4 vjeçarit Almirit kërkon dënim maksimal me burg. “Nëse sillet ndonjë vendim për dënim për disa vite, ato vite do të kalojnë shumë shpejt, dhe ai përsëri do të del nga burgu dhe ajo që më ndodhi mua do ti ndodh dikujt tjetër, ai mund të godet një, dy , tre fëmijë etj.Për këtë shkak presim që të dënohet me burgim të përjetshëm, dhe jo të lirohet.
Të mos i ndodh kjo dikujt tjetër pa marë parasysh se a është shqiptar apo maqedonas”, thotë Sedat Aliu, babai i Almir Aliut.Seancës gjyqësore do ti bashkangjitet edhe një protestë e organizuar nga organizata joqeveritare “Zani” nga Kumanova.Almir Aliu vdiq pasi që më 25 qershor vitin e kaluar Boban Iliq e goditi me veturë. Në seancën e caktuar për nesër, përveç tij para gjyqit do të paraqiten edhe tre personat të akuzuar për dhunë, mes të cilëve edhe babai i Almirit, Sedat Aliu.
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...