Në Nivici të Greqisë janë duke u bërë përgatitjet e fundit për t’u nënshkruar marrëveshja historike mes Greqisë dhe Maqedonisë që pas disa orëve do të ketë emrin Maqedonia e veriut.
Në Maqedoni, OBRM-PDUKM-ja ka paralajmëruar protesta në Manastir të Maqedonisë kurse në Greqi, protestuesit grek janë nisur drejt vendit ku do të nënshkruhet Nivici, në kufi me Maqedoninë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në videot e shpërndara nga mediat greke shihen qytetarët se si organizohen me autobusë për të mbërritur dhe për të protestuar në Nivici.
Përndryshe, kjo protestë është paralajmëruar disa ditë më herët, kur edhe u bë publike dita dhe vendi i nënshkrimit të marrëveshjes.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...