Google ADS

Propozohet heqjen e masës për posedim të detyrueshëm të certifikatës së vaksinimit gjatë daljes

13:58 | 22 Shkurt 2022
V. S.

Zëdhënësi i Komisioni për Sëmundje Infektive Zllate Mehmedoviq, sot në konferencë për shtyp tha se do të propozojnë dy masa të reja në lidhje me pandeminë COVID-19.

Ai theksoi se masa e parë që do t’i propozohet Qeverisë së RMV-së është të hiqet masa për posedim të detyrueshëm të certifikatës së vaksinimit ose testit PCR negativ, gjatë daljes nga shteti.

“Komisioni për Sëmundje Infektive do t’i propozoj ministrit të Shëndetësisë që të shlyhet masa që në vendkalimet kufitare, në dalje nga shteti detyrimisht të posedohet certifikatë vaksinimi apo PCR Test negativ”.

“Dhe masa e dytë që gratë shtatzëna të mos lirohen nga puna, por të vaksinohen dhe të vazhdojnë me punë”, tha Zllate Memedoviq.

Ai shtoi se masa e parë nuk vlen për vendet e caktuara, në të cilat qytetarët vendosin të udhëtojnë.

Mehmedoviq informoi edhe për gjendjen shëndetësore në vend, të cilën e vlerësoi si të qëndrueshme./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme