Ligji për përmbarim do të ndryshohet sërish. Risi do të jetë mundësia që gjërat e sekuestruara nga përmbaruesit të shiten në ankand publik elektronik. Sipas tekstit të ndryshimeve të propozuara që janë aktualisht në regjistrin elektronik ENER, synohet eliminimi i problematikave që hasin përmbaruesit në ekzekutimin e pasurive të patundshme. Palët e interesuara pritet t’i shqyrtojnë amendamentet e propozuara, nëse është e nevojshme t’i përpunojnë dhe pastaj t’i dërgojnë në procedurë parlamentare.
“Në praktikën e përmbaruesve janë shfaqur probleme në përmbarimin e pronave të patundshme kurse zbatimi i teknologjisë digjitale në të gjitha sferat e jetës shoqërore ka imponuar nevojën për vendosjen e tenderit publik elektronik”.
“Sipas asaj që është publikuar, priten ndryshime në Ligjin për Përmbarim në pjesën për paraqitjen e procedurave. Sipas kompetentëve kjo do të jetë në interes të kreditorëve por edhe të përmbaruesve. Aktivistët që kundërshtojnë punën e përmbaruesve thonë se janë njoftuar me ndryshimet e paralajmëruara dhe shtojnë se sërish organet punojnë në favor të përmbaruesve dhe jo në interes të qytetarëve. Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve nuk kanë para për të paguar vendimet përmbaruese dhe tani radhën e kanë patundshmëritë e tyre”, shprehet për “Alsat” aktivisti Marian Risteski.
“Kjo do të thotë që ata sërish në rreth më të ngushtë, do t’u thonë miqve dhe do ta kurdisin ofertën që ta marrin pronën e qytetarëve pa pagesë. Menduam se më në fund do të rregullohet kjo, por fatkeqësisht ata veprojnë gjithnjë e më shumë dhe po e shfrytëzojnë këtë situatë në situatë krize”, tha Marjan Risteski- aktivist kundër punës së përmbaruesve
Problemi që qytetarët e kishin vite me radhë me përmbaruesit kulmin e arriti me një numër të madh të vendimeve përmbaruese në të cilat për një borxh prej disa denarë mblidheshin disa mijëra denarë ose për borxh prej disa mijëra denarë përmbaruesit kërkonin nga borxhlinjtë disa qindra mijë denarë. Qëndrimi i përmbaruesve është se ata punojnë në përputhje me ligjin. Aktivistët pohojnë se përmbaruesit vazhdojnë të mbledhin borxhet e vjetra edhe pas më shumë se njëzet viteve./Alsat/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...