Propozim-ligji për amnisti të të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit i dorëzuar nga OBRM-PDUKM, para deputetëve do të gjendet në seancën e planifikuar më 26 nëntor.
Me këtë propozim-ligj parashihet që të dënuarit për këto ngjarje të lirohen dhe të ndërpriten të gjitha procedurat penale në lidhje me 27 prillin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky propozim-ligj u dorëzua nga OBRM-PDUKM pas iniciativës për formimin e një komisioni për pajtim, të cilin e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev, ndërsa nga opozita thanë se nuk do të marrin pjesë, pasi sipas tyre, bëhet fjalë për drejtësi selektive.
Partia opozitare maqedonase kërkoi që ky propozim-ligj të shqyrtohej që në seancën e kaluar, kur u votua për çështjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski, por atëherë nuk u pranua nga deputetët e shumicës.
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...