Komisioni i Kuvendit për çështje evropiane sot duhet ta vazhdojë seancën, ku shqyrtohet Propozim ligji për regjistrim të popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021, me procedurë të shkurtuar.
Kjo pikë është në rend të ditës edhe në seancën e Komisionit ligjdhënës-juridik të Kuvendit.
Partitë opozitare Alternativa/Aleanca për Shqiptarët dhe OBRM-PDUKM dje kumtuan se kanë dorëzuar rreth 40 amandamente të Ligjit për regjistrim.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pret që ky ligj të gjendet para deputetëve në seancë plenare më 18 janar.
Komisioni për çështje evropaine sot duhet të debatojë edhe për Propozim-ligjin për Agjencinë për zbulim, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë; Propozim-ligjin për vendosje për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë në lexim të dytë; Propozim ligjin për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale në lexim të parë.
SHBA, votohet një marrëveshje buxhetore, shmanget mbyllja e ...
Komuna e Prishtinës fton qytetarët për kujdes të shtuar në h...
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024...
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa