Drejtori i Durmo Turs, Durmish Beluli dhe shoferi që drejtonte autobusin ditën e aksidentit, janë lëshuar nga paraburgimi, në arrest shtëpiak. Vendimin e mori gjykatësi i procedurës paraprake me kërkesë të avokatit, i cili për arsye shëndetësore ka kërkuar lehtësim të masave të caktuara për klientët e tij.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Prokurorisë Themelore Publike të cilët kanë dorëzuar ankesë në Gjykatë, me çka kërkojnë që të dyshuarit për aksidentin në Llaskarcë, të kthehen në paraburgim. Nga Prokuroria për Televizionin Alsat thonë se gjykatësit të procedurës paraprake nuk i takon që të vendosë për masat e përkujdesit, pasi që vendimin për paraburgimin e dy të dyshuarve tanimë e ka sjellë trupi gjykues, si instancë më e lartë.
Prokuroria Themelore Publike ka dorëzuar ankesë kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Shkupi 1 Shkup, e cila ka të bëjë me ndryshimin e masës së sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak për dy të dyshuarit për të cilët ju po pyesni. Në ankesën e dërguar, prokurori argumenton se vendimi për masa më të lehta nuk mund ta cakton gjykatësi për procedurë paraprake, kur trupi gjykues, si instancë më e lartë, vetëm më ka vendosur që të dyshuarve të ju vazhdohet masa e paraburgimit 30 ditorë – njoftojnë nga Prokuroria Publike Themelore.
Nga gjykata për Alsat bëjnë me dije se vendimi nuk është i plotfuqishëm dhe se ankesa e dërguar nga Prokuroria do të shqyrtohet nga trupi gjykues ditëve në vijim, gjegjësisht javën e ardhshme. Deri atëherë, të dyshuarit mbeten në shtëpi. Ndryshe, për aksidentin tragjik të autobusit gjashtë persona ndiqen penalisht për veprim kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion. Nga Prokuroria, në prononcimin e parë pas aksidentit thanë se udhëheqësi i kontrollit teknik, ka qenë në dijeni për tahografin e manipuluar por përsëri ka mundësuar që autobusi të lëvizë në rrugë pa kontrollues të vërtetë të shpejtësisë. Tre teknikët në kontrollin teknik , kanë lëshuar në përdorim autobusin edhe pse tek i njëjti janë vërejtur defekte në sistemin e frenimit që nga muaji qershor i vitit të kaluar. Ata nuk e kanë rregulluar e as nuk e kanë ndalur të njëjtin nga qarkullimi por kanë shënuar në dokumente se autobusi është në gjendje të rregullt teknike. Lëshimi i shoferit është tejkalimi i shpejtësisë. Është konstatuar se në momentin e aksidentit autobusi ka qenë duke lëvizur me 99 km/h. Shoferi ka aktivizuar një sistem të fshehtë me të cilin e ka manipuluar tahografin që të mos e tregojë shpejtësinë e vërtetë. Aksidentit ndodhi më 13 shkurt, në autostradën Shkup-Tetovë, destinacioni i autobusit ishte Gostivari. Autobusi humbi kontrollin, kaloi tre mbrojtëse rrugore dhe përfundoi në një fushë të fshatit Llaskarcë, i përmbysur. 16 persona nuk i mbijetuan dot goditjes ndërsa rreth 40 udhëtarë të tjerë u lënduan rëndë./AlsatM/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...