Shfuqizim urgjent i nenit 14 të Dekretit me të cilin ndalohet organizimi i tubimeve në të hapur dhe të mbyllur në objekte hotelerike, kërkojnë anëtarët e Odës turistike-hotelerike (OTH).
Ata sot në konferencën për shtyp apeluan që shteti të sjellë protokolle përkatëse për të filluar me punë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nëse nuk ndodh kjo, ashtu siç paralajmëruan, javën e ardhshme do të dalin në protestë masive.
“Duke filluar nga data 15.03.2020, ne si objekte hotelerike për organizim të tubimeve, pothuajse një vit nuk kemi protokoll për fillim të veprimtarisë sonë. Ne jemi operatorët e vetëm ekonomik të cilët kanë 11 muaj ndalesë për punë, ndërsa shfrytëzuam ndihmë parciale shtetërore në mbështetjen për paga dhe kontribute, e cila ka zgjatur vetëm gjashtë muaj. Disponojmë me kapacitete të mëdha, madhësi adekuate dhe mundësi për mbajtje të ngjarjeve të organizuara, me çka mund të ruhen protokollet e miratuara sipas të cilave funksionojnë të tjerët, “A la carte” restorante me orar pune të kufizuar. Të mos i mbajmë në pasiguri mijëra çifte të reja edhe këtë sezon, sikur vitin paraprak. Të parandalojmë të na përsëritet lëshimi i vitit të kaluar, kur çiftet e reja ishin të detyruar që ceremonitë e tyre të dasmave t’i bëjnë në oborret e tyre dhe shtëpitë e vikendit, pa pasur mundësi të zbatohet protokolli adekuat me distancë dhe pa kushte sanitare-higjienike të nevojshme”, reaguan anëtarët e OTH-së.
Sipas tyre, pagesa e ndihmën së njëhershme në para në lloj të garantit me vlerë maksimale prej 10.000 euro, është 2-4 për qind e qarkullimit të tërësishëm të realizuar në vitin 2019, që është mbështetje minimale për servisim të shpenzimeve të kësaj kategorie të hotelerive duke marrë parasysh madhësinë e objekteve me të cilat menaxhojnë.
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...