Prokuroria Publike do të publikoj informacionet për arratisjen e Gruevskit

16:28 | 12 Dhjetor 2018
A. B.

Në dy seancat e ardhshme, Prokuroria Publike do të publikojë informatat nga hetimi për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Do të dihet se në cilën mënyrë ai u largua nga Maqedonia. Javën e ardhshme, prokurorët do të shkojnë në Mal të Zi për të marrë video materialet lidhur me këtë rast, ndërsa nga Shqipërisë gjithashtu kërkohet që sa më shpejtë t’i dorëzojë materialet që ka në dispozicion të saj.

“Morëm informacione nga kolegët tanë nga Mali i Zi se ata kanë mbledhur të gjitha të video inçizimet që na duhen dhe të hënën ose të martën do të shkojmë për ti marrë. Kolegu dje i kërkoi Shqipërisë që të na marrë sa më parë materialet që kanë”, tha sot prokurorja Vilma Russkoska.

Ajo tha se kontrollimi i regjistrimeve që ata kanë është afër përfundimit.

Për fotografinë e Gruevskit të publikuar dje në mediat dhe rrjetet sociale, Ruskovska tha se do të marrin veprime për të parë se nga e ka origjinën dhe kush e ka bërë fotografinë.

Të ngjashme