Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsionin shqyrtoi mënyrën në të cilën u shpërndanë shpërblimet e larta në Prokurorinë Speciale. Çështja për shtesat në PSP u hap në nëntor të vitit 2019.
Pasi publiku u njoftua se prokurorët special të Katica Janevës kanë marrë shtesa me mijëra euro, Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsionin filloi të hetojë – si, në çfarë mënyre dhe mbi çfarë baze punonjësit e PSP-së, përfshirë prokurorët, kanë marrë shtesa në bazë të konfidencialitetit.
“Lënda është në procedurë para- hetimore dhe janë ndërmarrë aktivitete për zbardhjen e rastit. Prokuroria pret që në periudhën e ardhshme të dorëzohen prova materiale shtesë që janë kërkuar nga prokurori i lëndës, e që janë të rëndësishme për marrjen e vendimit të prokurorisë publike, për rrjedhën e mëtejshme të procedurës”, thonë nga PTHP.
Edhe pse prokurori shtetërorë Lubomir Jovevski njoftoi hetim të shpejtë të rastit në nëntor të vitit 2019, Prokuroria e krimit të organizuar dhe korrupsionit, edhe më tej është duke mbledhur prova. Ndërkohë, derisa prokuroria heton, Enti shtetëror i revizionit ka përgatitur raport se si mijëra euro janë ndarë në PSP. Në të vërtetohet se në organizatën e udhëhequr nga Katica Janeva, janë ndarë shpërblime në vlerë prej 4,6 milionë euro. Revizioni thekson se nuk ka pasur ndonjë kriter përkatës, sipas të cilit janë dhënë shtesat prej mijëra eurove. Shuma e bonuese të paguara, shtojnë nga Revizioni është më e lartë se shuma e pagave bazë të të gjithë prokurorëve, bashkëpunëtorëve profesionalë si dhe hetuesve në PSP-në tashmë të shuar. Për më tepër, është vërtetuar se shtesat për besueshmëri, rrezik dhe kushte të veçanta të punës në vend të 35 % të pagës ishin të unifikuara dhe prokurorët kanë marrë 70 mijë denarë plus në të ardhurat mujore bazë./Alsat
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?