Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka iniciuar procedurë kundër policit në pension nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – Rrezikimi i sigurisë nga neni 144 paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.
Nga Prokuroria thonë se i dyshuari nga telefoni i tij celular ka lajmëruar stacionin policor në Qendër duke kërcënuar se ministri i Brendshëm do të vritet, pas së cilës menjëherë ka ndërprerë lidhjen.
“Pasi u identifikua dhe u gjet, në banesën e tij u krye kontrolli, ku u gjet një karabinë C3 me kalibër 8X57, pistoletë çeke Zbroevka 7,65 mm, pistoletë Smith dhe Wesson model 38/2, disa plumba të kalibrave të ndryshëm, një palë pranga dhe një shkop teleskopik”.
“Duke qenë se bëhet fjalë për ish-polic, por edhe për person i cili më parë ka qenë i dënuar për vepra të tjera, prokurori publik ka vlerësuar se ekzistojnë baza të dyshimit se personi ka rrezikuar seriozisht të sulmojë jetën dhe trupin e një zyrtari. Për shkak të rrezikut nga arratisja, tek gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup është dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, thonë nga Prokuroria.
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...