Kryeprokurori special, Vladimir Novoviq ka rihapur hetimet lidhur me kallëzimin penal që OJQ MANS e ka dorëzuar në atë prokurori.
Këtë lajm e ka konfirmuar për portalin Libertas, zëdhënësi i SDT-së, Vukas Radonji.
Portali rikujton se kallëzimi penal i MANS është refuzuar nga ish-SDT Milivoje Katniq, raporton vijesti.me.
Libertas kishte një pasqyrë të raportit që Prokuroria Speciale ia dorëzoi Komisionit Evropian verën e kaluar në përgjigje të kërkesës së tyre për të shpjeguar se çfarë kishin ndërmarrë dhe çfarë kishin përcaktuar në lidhje me kallëzimin penal të paraqitur nga MANS.
Prokuroria i ka njoftuar se në cilësinë e qytetarëve kanë marrë informata nga Dushko Ban, Zheljko Mihailoviq dhe Predrag Mitroviq dhe se të tre kanë mohuar se kanë shkelur ligjin, ndërsa nuk e kanë marrë në pyetje Gjukanoviqin.
Ndryshe, Lëvizja qytetare që e udhëheq kryeministri në largim, Dritan Abazoviq, URA përshëndeti rihapjen e procedurës së Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT) në rastin e bërjes së milionit të parë nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq./telegrafi/
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së