Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore-Tetovë bashkë me një ekip të MPB-së deri në orët e para të mëngjesit kanë bërë ekspertizë në një objekt në rrugën 29 nëntori në Tetovë, ku mbrëmë rreth orës 23:50 minuta u vra një person.
Prokurori ka dhënë urdhër për grumbullimin e gjurmëve në vendngjarje si dhe gëzhojës që është gjetur në vendin e krimit. Ndërkohë që është dhënë urdhër edhe për obduksionin e trupit të viktimës.
Vrasja ka ndodhur derisa në një tavolinë në objektin në fjalë bashkë kanë qenë ulur 5 persona dhe kanë konsumuar alkool. Në një moment, kryerësi i vrasjes ka nxjerr revolen dhe ka shtënë ndaj njërit prej personave, duke i shkaktuar kështu vdekjen e menjëhershme.
Pas këtij akti grupi është dhënë në arrati, por që më vonë dy prej tyre janë ndaluar nga policia, ndërsa dy të tjerët përfshi edhe aktorin e vrasjes vetë janë dorëzuar në polici.
Kjo është vrasja e tretë që po ndodhë brenda pak ditëve. Dje në fshatin Shishovë të Sarajit mbet i vrarë një person, ndërsa ditë më parë edhe në fshatin Pohum të Strugës gjithashtu pas një zënke u vra një 23 vjeçar, ndërsa mbet i plagosur babai i viktimës.
Ish-kreu i Kushtetueses: Qeveria s’e shpall Listën Serbe si ...
Protestat po vlerësohen si pikë kthese për Serbinë
Gjesti tërheq zvarrë edhe Xhenetën, kjo shpërthen në vaj
Motori përplaset me automjetin në Fier, një i plagosur
Aksident ajror në Shtutgart, ndalen fluturimet – policia jep...
Dimao Zagreb emëron trajner legjendën italiane