Prokuroria heq dorë nga ndjekja penale e deputetit Pavle Bogoevski

23:57 | 17 Janar 2018
Arbresh.info

Prokuroria ka hequr dorë nga ndjekja penale e deputetit Pavle Bogoevski, aktivist i atëhershëm i “Revoluciont laraman”, deklaroi shoqata e avokatëve “Davidoviq dhe Jankoviq”.

Në seancën e sotme gjyqësore, siç thonë ata, është vërtetuar se askush nuk ka të drejtë pa miratimin e Entit për mbrojtje të përmendoreve kulturore të ndëmarrë asnjë veprim ndaj objektit të mbrojtur,e aq më pak të bëjë ekspertizë mbi të.

Deputeti Pavle Bogoevski për ‘Makfaks’ konfirmoi se pas 10 seancave në kornizë kohore prej 1 vit dhe 3 muaj, Prokuroria ka hequr dorë nga ndjekja penale. Ai ishte i akuzuar për vepër penale “pjesëmarrje në masë njerëzish që do të kryejnë vepër penale”. Ka disa arsye për këtë vendim të Prokurorisë, por argumenti kryesor është se dëmi i përgjithshëm i shkaktuar ndaj fasadës së objektit është përafërsisht 15 mijë denarë, që nuk është shumë e mjaftueshme për ekzistimin e veprës penale./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme