Krahas të gjitha pengesave me të cilat ai u ballafaqua në hetimin për rastin “Shënjestra-Fortesa”, siç është fshehja dhe mos-dorëzimi i dëshmive për sigurimin e të cilave kishte urdhra të gjykatës, mbështetje sistematike dhe gjyqësore në pengimin e hetimit , shkatërrimi dhe fshirja e provave, ndikimi i dëshmitarëve, inicimi i procedurave kundër prokurorëve, Prokuroria arriti të dëshmojë se të pandehurit i kanë kryer krimet për të cilat akuzohen, tha prokurorja Lençe Ristovska, në fjalët përfundimtare për lëndën kryesore për përgjimin ilegal që nga viti 2008 deri në vitin 2015.
Prokuroria i propozoi Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen në përputhje me ligjin, dhe gjatë përcaktimit të llojit dhe matjes së lartësisë së sanksionit penal t’i ketë parasysh rrethanat lehtësuese dhe rënduese në rastin, duke theksuar se për fat të keq bëhet fjalë për një ngjarje kriminele, në të cilin mbizotërojnë rrethanat rënduese për personat e akuzuar, duke pasur parasysh madhësinë e shkeljes së të drejtave dhe lirive të garantuara me kushtetutë, si dhe privatësinë e jetës personale dhe familjare të përdoruesve të numrave të telefonit që u monitoruan në mënyrë të paligjshme.
“Duke i pasur parasysh pasojat e veprave kriminale dhe ndikimin që këto pasoja e kanë si në jetën e njerëzve, komunikimet e të cilëve janë monitoruar në mënyrë të paligjshme, ashtu edhe në të gjitha proceset shoqërore, konsiderojmë se nuk ka pengesë për të pandehurit Sasho Mijallkov, Goran Grujoski dhe Nadica Nikoliç, si krijues të grupit, të dënohen me burg maksimal për secilin nga krimet për të cilat akuzohen”, tha Ristovska.
Në lidhje me shkatërrimin e sistemit të monitorimit të komunikimeve, Ristovska tha se gjykata duhet të monitorojë në mënyrë të veçantë sasinë e dëmit, që është shkaktuar nga veprime të këtilla të të pandehurve dhe të shqiptojë dënime, me të cilat arrihen qëllimet e dënimit.
“Me këtë rast konsiderojmë se Gjykata duhet të vlerësojë dënimin e të pandehurve Goran Grujoski, Gordana Jankullovska dhe Valentina Simonovska”, tha Ristovska.
Prokuroria gjithashtu i propozoi Gjykatës që të mos e pranojë mbrojtjen e të pandehurës Gordana Jankullovska, sepse ajo ishte e detyruar si ministre e Punëve të Brendshme për ligjshmërinë e procedurës për miratimin e Vendimit për krijimin e një komisioni.
Duke lexuar listën e gjatë të dëmtuarve, për numrin e ditëve që u është cënuar privatësia e tyre, prokuroria pyeti nëse personat përgjegjës në institucionet e sistemit, konkretisht në DSK, nuk e mësuan mësimin nga përvojat e kaluara dhe përsëri shkelën jetën private të njerëzve.
Prokuroria gjithashtu theksoi se Gjykata nuk duhet t’i pranojë kundërshtimet e mbrojtjes se për disa nga të pandehurit presidenti i Republikës mori vendim për faljen e tyre – lirimin nga ndjekja penale pa kryer procedurë, sepse vendimi për amnisti nga data 14.04.2016 u anulua gjithashtu me vendim të presidentit.
Një përfaqësuesi i Agjencisë për siguri kombëtare tha se Agjencia mbetet në kërkesën pronësore prej 1.418.897 eurove.
Procesin e udhëheqë gjykatësja Xheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Lençe Ristoska dhe Trajçe Pelivanov.
Gjyqi për këtë lëndë ka filluar më 22 dhjetor të vitit 2017.
Seanca tjetër është caktuar për më 19 shkurt, kur fjalët përfundimtare duhet t’i japë mbrojtja e të pandehurve.
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...