Prokuroria e Gostivarit ngriti procedurë për katër persona që s’kanë respektuar orën policore

17:54 | 23 Prill 2020
Arbresh.info

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ngriti procedurë për shqiptimin e dënimeve kundër katër personave të cilët nuk kanë respektuar orën policore, përkatësisht kanë shkelur nenin 206 të Kodit Penal.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Publike thuhet se ata gjatë orës policore kanë qenë në lëvizje me automjet apo në këmbë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Për veprën penale, Prokuroria për secilin ka kërkuar shqiptim të dënimit prej 100 gjoba ditore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme