Google ADS

Prokuroria dorëzon dëshmi shtesë në seancën për 27 prillin

09:01 | 14 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit vitin e kaluar në Kuvend vazhdon sot në Gjykatën Penale më dorëzimin e dëshmive shtesë nga Prokuroria.

Dje në Gjykatë dha deklaratë Peshkopi Metodija Ilievski, i propozuar nga mbrojtja e të akuzuarit Bogdan Ilievsi “Betmen”. Ai tha se për shtatë vite e ka njohur Bogdanin dhe e përshkroi si të edukuar, i kulturuar dhe shumë njeri i ndershëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Metodija theksoi se me vetiniciativë ka qenë pjesëmarrës i protestave “Për Maqedoni të përbashkët” që e cilësoi si lëvizje pozitive ku është biseduar për veprime të pa dhunshme për ndryshimet që do të jenë më të mira për qytetarët.

“Për një moment filluan të hyjnë njerëz në Kuvend dhe në këtë mënyrë u ndaluan fjalimet. As që parashikonim se do të ndodhë ajo çfarë ndodhi, as që ishte qëllimi ynë”, tha Ilievski dhe shtoi se të gjithë kanë qenë të befasuar.

Ndryshe, për ngjarjet në Kuvend të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”.

Në mesin e të akuzuarve janë deputetë, të punësuar në MPB dhe sigurim kuvendar, artistë. Ata ara Gjykatës thanë se e kuptojnë aktakuzën por se nuk ndihen fajtorë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme