Prokuroria Publike ka reaguar në lidhje me informacionin që ka qarkulluar sot se ekspertët gjermanë kanë arritur në vend për të kryer forenzikën për zjarrin tragjik në Qendrën Covid në Tetovë.
“Në lidhje me shkrimet në mediat që u publikuan gjatë ditës së sotme, Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut e informon publikun se ekipi prej ekspertësh nga Policia kriminalistike e Gjermanisë, i cili duhet të ndihmojë në verifikimin e shkaqeve të zjarrit në Qendrën Covid të Spitalit të Tetovës, duhet të arrijë në vend ditëve në vijim“, thanë nga Prokuroria.
Në ndërkohë, kanë shtuar se ekipi i prokurorëve të Prokurorisë së Tetovës dhe Shkupit vazhdojnë intensivisht të ndërmarrin aktivitete për hetim të ngjarjes tragjike.
“Priten rezultatet nga ekspertizat dhe po merren në pyetje të gjithë personat të cilët me njohuritë e tyre mund të ndihmojnë për zbulimin e shkaqeve të zjarrit”, përfundojnë nga Prokuroria, transmeton tv21.
Në ngjarjen tragjike që ndodhi në Qendrën Covid në Tetovë mbrëmjen e 8 shtatorit, vdiqën 14 persona dhe 12 të tjerë u lënduan.
Zjarri që kaploi këtë Qendër, shkrumboi gjithçka për pak minuta.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...